Matoshi: Pas përçarjes së opozitës, Ramushi mund të përfshihet në riformatizim të Qeverisë?
Shtyrja e protestës së nesërme jep indikacione se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj mund të përfshihet në riformatimin e Qeverisë .
Kështu vlerëson Halil Matoshi për Botapress, i pyetur se a është e bashkuar opozita në mes vete dhe se a zbehë fuqinë e opozitës largimi i ish deputetes së AAK-së Donika Kada duke ftohur raportet mes AAK-së dhe VV?
Analisti Matoshi tha se opozita edhe ashtu nuk kishte lidhje aq të fuqishme as ideologjike dhe as programore.
“Duket se opozita e bashkuar pas dorëheqjes së Donika Kadaj -Bujupit nga AAK-ja për shkak të jokonsistencës së kësaj partie dhe zhvillimeve të fundit brenda saj si dhe shtyrja e protestës së të shtunës jep indikacione se lideri i AAK-së mund të përfshihet në riformatim të Qeverisë si pjesë e pushtetit. Edhe ashtu nuk ishte ndonjë lidhje shumë e fuqishme as ideologjike dhe as programore por thjesht për rritje të presionit ndaj pushtetit dhe mundësisht për ta shpjerë vendin në zgjedhje të parakohshme…” tha Matoshi.