Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë
Pranë varrezave të fshatit Miradi të Fushë-Kosovës dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky është njëri nga lokacionet që po trajtohet nga institucionet, e ku pritet të nisin gërmimet.
Janë varrezat e fshatit Miradi, në komunën e Fushë-Kosovës.
Pikërisht pranë tyre po dyshohet se mund të ketë mbetje mortore që u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur nga Komisioni për persona të pagjetur.
Ky lokacion është njëri nga disa që po trajtohen nga institucionet, në përpjekje për të gjetur gjurmë të personave për fatin e të cilëve familjet presin përgjigje tash e më shumë se dy dekada.
Pas gjetjeve të fundit në Brod të Shtërpcës, si dhe në Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut, kërkimet po vazhdojnë edhe në lokacione të tjera.
“Deri në muajin nëntor, janë të paktën 21 lokacione të adresuar në kuptim të grumbullimit dhe vlerësuar, me anë të territorit të Republikës së Kosovës. Sigurisht kemi diku ndoshta katër apo më shumë lokacione që do të jenë pjesa e agjendës varësisht prej kushteve të motit, po edhe informatave që jemi duke trajtuar bashkë me kolegët në kuadër të drejtorisë së policisë për hetimin e krimeve të luftës. Pashmangshëm, kështu me shumë prej të tjerave do të jenë lokacione në një fshat të komunës së Pejës, për t’u kthyer pastaj në lokacione si në rastin e varrezave në veri të Mitrovicës apo në rastin e varrezave të qytetit të Prishtinës, apo edhe në afërsitë varrezave të fshatit të Miradi të komunës së Fushë Kosovës, si dhe një sërë lokacione të tjera që do të jenë ose janë pjesë e agjendës ku po e trajtojmë çdo informacioni”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.
Gara ka thënë së gërmimet për gjetjen e personave të zhdukur nuk janë përmbyllur as në territorin e Serbisë
“Gjatë vitit 2026, jemi në një lokacion në territorin e Serbisë. Përkundër gërmimeve të realizuara në lokacionin e Koshës, për naftësitë e depozitimit të mbeturinave, edhe ky lokacion, ashtu si shumë lokacione të tjera, mbesin ende të papërfunduara, pra mbesin raste të hapura. Rrethanisht ne jemi ende në pritje të caktimit të datave nga institucioni i Serbisë për të vazhduar gërmimet në këto lokacione, apo për të filluar gërmime në lokacione të tjera që janë me interes, në mënyrë të veçantë, pra, me shumë prioritet është lokacioni në Batanicë”, ka thënë Gara.
Në Kosovë vazhdojnë të figurojnë mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur gjatë luftës. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejtuar Serbisë për hapjen e arkivave dhe mungesës së bashkëpunimit në këtë proces.