Pacolli: Gjermania, partnere kyçe e Kosovës në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër

Pacolli: Gjermania, partnere kyçe e Kosovës në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër

Aktuale November 15, 2026 - 19:16

Ministria e Mjedisit, Fitore Pacolli ka pritur në takim Christoph Wolfrum, Drejtor i Përgjithshëm për Politikën dhe Gjeoekonominë e BE-së në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se Gjermania partnere kyqe e Kosovës në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër.

Pacolli njoftoi se po ashtu diskutuan për bashkëpunimin në ekonominë qarkore dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si fusha ku mund të avancojnë projekte konkrete si dy vende mike.

Postimi i plotë:

Gjermania partnere kyqe e Kosovës në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër!

Në takimin me Christoph Wolfrum, Drejtor i Përgjithshëm për Politikën dhe Gjeoekonominë e BE-së në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, e shfrytëzova rastin ta falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe delegacionit tonë.

Me këtë rast diskutuam për bashkëpunimin në ekonominë qarkore dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si fusha ku mund të avancojmë projekte konkrete si dy vende mike.

Poashtu, mora pjesë edhe në panelin e Pavijonit të Gjermanisë në diskutimin për punësimin dhe aftësitë e nevojshme për një tranzicion të drejtë. Ky është një dimension që duhet ta kemi në qendër të politikave tona të gjelbra si Kosovë. /Zëri