Rama takon Steinmeierin: Miqësia me Gjermaninë do të forcohet
Aktuale
November 15, 2026 - 17:42
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Përmes një postimi, Rama ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë së vendit.
Ai theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejmë të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah bashkëpunimin institucional si një nga rrugët kryesore për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Kosova është mirënjohëse për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë tonë. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional", ka shkruar Rama.