Në zyrat e Vetëvendosjes nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut, në nderim të Astrit Deharit

Në zyrat e Vetëvendosjes nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut, në nderim të Astrit Deharit

Aktuale November 05, 2026 - 12:32

Në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ka nisur aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të tij.

Aktiviteti po mbahet në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku pjesëmarrës janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët i janë bashkuar kësaj nisme humanitare.

Image

Në mesin e të pranishmëve është edhe deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, Taulant Kelmendi, Mimoza Shala, e cila po ashtu ka marrë pjesë në dhurimin vullnetar të gjakut.

Image

Kjo nismë është organizuar në shenjë përkujtimi për Astrit Deharin, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij.

Image

Image