Ironizon Arifi: Konferencë e poshtër e Gërvallës dhe Sveçlës - jepni dorëheqje
Foto: Laura Hasani

Ironizon Arifi: Konferencë e poshtër e Gërvallës dhe Sveçlës - jepni dorëheqje

Aktuale October 30, 2026 - 14:23

Anëtari i Aleancës, Avni Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas zhvillimeve lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Arifi, para gazetarëve, ka kritikuar konferencën e dy zyrtarëve të lartë të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të "poshtër", transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, paraqitja e tyre dëshmoi dështimin në disa nivele të institucioneve që ata drejtojnë.

"Konferencë e poshtër, e dy zyrtarëve publikë të Kosovës, në raport me rastin që e ka tronditur çdo qytetar të Kosovës. Ata dëshmuan se për dështimin në shumë nivele të sistemit që drejtojnë. Arroganca e tyre, cinizmi i tyre, ishin neveritëse. Ne si Aleancë nuk kemi asnjë konkluzion tjetër se ekziston një përgjegjësi e qartë politike dhe duhet të adresohet nga Qeveria. Edhe Gërvalla dhe Sveçla duhet të japin dorëheqje".