Temperaturat deri në 14 gradë sot
Aktuale
October 29, 2026 - 07:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 11 e 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
