Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Aktuale October 26, 2026 - 15:55

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.

Sipas njoftimit në Facebook, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të vendit. Bashkëbisedueset diskutuan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur”, shkruhet në njoftim.