Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e Policisë: S’ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lidhur me deklarimet e Policisë, duke kërkuar që institucionet të mos nxitojnë në arsyetimin e zyrtarëve të tyre pa u shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit.
Përmes një reagimi publik, Hoxha ka theksuar se rasti duhet të trajtohet me kujdes dhe se deklaratat e viktimës, të dhëna në Polici pak para se të vritej, duhet të shqyrtohen nga organet kompetente.
“Nuk e di a duhet Policia me pas kujdes kur jep prononcime, a me i arsyetu patjejetër zyrtarët e vet!!!! Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!!”, ka shkruar Hoxha.
Ajo ka bërë të ditur se të gjitha materialet përkatëse do t’i dorëzohen Kryeprokurorisë së Shtetit, duke vënë theks të veçantë te deklarata e viktimës, e dhënë në polici rreth gjysmë ore para se të vritej.
“Së paku kontrollone deklaratën e viktimës në polici gjysë ore para se mu vra… e shumë tjera”, ka shkruar avokatja.