Policia në Ferizaj organizon ligjerata vetëdijësuese në shkolla
Aktuale
October 22, 2026 - 15:52
Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla, policia e Ferizajt, përmes zyrtarëve policorë të çertifikuar si instruktorë, ka mbajtur ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e klasave VI–IX në shkollat “Tefik Çanga”dhe "Jeronim De Rada"
"Gjatë ligjëratave janë trajtuar temat e bullizmit, dhunës fizike dhe psikologjike, kërcënimeve dhe konflikteve ndërmjet bashkëmoshatarëve, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, raportimit të rasteve dhe bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe policisë", thuhet në njoftim.
Policia e Ferizajt mbetet e përkushtuar në vetëdijësimin e të rinjve dhe krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt për të gjithë. /Zëri