Sot do të mblidhen tri komisione parlamentare
Aktuale
October 20, 2026 - 08:07
Tri komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje, ku në fokus do të jenë çështjet ekonomike, shëndetësore dhe administrata publike.
Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2026.
Po në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen e radhës, me raportimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) në rend dite.