Ermal Sadiku thotë se s’ka dallim të madh mes Ramës e Kurtit: Të dy kanë prirje autoritare
Aktuale
October 19, 2026 - 20:38
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku nuk sheh dallim të madh mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Sadiku ka thënë se të dy udhëheqin parti të majta dhe se, sipas tij, të dytë kanë prirje autoritare.Ai ka numëruar disa siç pretendon ngjashmëri mes dy liderëve.
“Të dy kanë ndërtuar modele qeverisjeje ku pushteti përqendrohet rreth një njeriu. Institucionet, agjencitë dhe ndërmarrjet publike trajtohen si zgjatime të partisë. Besnikëria politike shpesh duket më e rëndësishme se profesionalizmi”, ka shkruar Sadiku.