Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare
Foto: Laura Hasani

Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

Aktuale October 18, 2026 - 12:51

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të takohet këtë të diel me krerët e komuniteteve fetare në vend.

Takimi është planifikuar për orën 12:00, shkruan abcnewsal.

Takimi vjen pas pesë ditësh protestash, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë shqiptare.

Ditën e djeshme, përplasjet nisën pranë Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e Kryeministrisë, duke vazhduar edhe në mbrëmje.