Sot, temperaturat deri në 25 gradë
Aktuale
October 08, 2026 - 07:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22 dhe 25 gradë celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
