Bajqinovci: Nëse ka vullnet opozita, sot mund të zgjidhet presidenti
Aktuale
October 06, 2026 - 14:01
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga opozita, sot mund të zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës.
Kjo deklaratë vjen ndërsa po qarkullon informacioni se Kuvendi mund të mbajë seancë sot.
I pyetur nëse do të thirret seanca, Bajqinovci ka thënë: “Nëse ka vullnet opozita ta zgjedhë presidentin”, ka deklaruar Bajqinovci.
Deri tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës se në çfarë ore do të ketë seancë.
Më herët PDK-ja ka kërkuar nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu që të thërrasë seancë urgjente për votimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.