Nagavci me akuza: Pati gjuajtje me gurë e dëmtim të veturave, struktura të PDK-së po e sulmojnë Policinë
Foto: Laura Hasani

Nagavci me akuza: Pati gjuajtje me gurë e dëmtim të veturave, struktura të PDK-së po e sulmojnë Policinë

Aktuale October 05, 2026 - 21:28

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se strukturat e PDK-së po sulmojnë Policinë e Kosovës.

“Disa kanë dalë pak më herët. Pati shumë gjuajtje me gurë, dëmtim të veturave, ishte pak edhe pakuptimtë dhe e papranueshme sepse ne ishim dëshmitarë që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, përkundër gatishmërisë sonë kemi një eskalim të situatës. Struktura të PDK-së jo vetëm që po sulmojnë Policinë, por edhe deputetin e VV-së”, ka thënë ajo në T7.