Blindohet me policë hyrja e Qeverisë, protestuesit mobilizohen për të mos lejuar largimin e deputetëve nga Kuvendi
Aktuale
October 05, 2026 - 16:29
Një kordon me policë është vendosur në oborrin e Qeverisë, ndërsa protestuesit janë përgatitur për të mos i lënë zyrtarët qeveritarë dhe deputetët të dalin nga institucionet shtetërore.
Në hyrje të Qeverisë po qëndron një grumbull policësh, ndërsa protestuesit paralajmërojnë njëri-tjetrin që të përgatiten për t’i penguar fizikisht zyrtarët qeveritarë dhe deputetët të dalin nga Qeveria dhe Kuvendi.





