LDK-ja s’do t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Specialen
Foto: Laura Hasani

LDK-ja s’do t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Specialen

Aktuale October 05, 2026 - 10:51

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk mund të bëhet pjesë e nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas Lushaku-Sadriut, lufta e UÇK-së është e shenjtë, por ka thënë se nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Ka thënë se asnjë përgjegjësi individuale nuk mund të shndërrohet në fajësi kolektive e as ta zhbëjë karakterin çlirimtar të kësaj lufte.

Ajo ka deklaruar se nuk mund të premtojnë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike.

“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vet miratimit i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre e as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot. Ndryshimet e miratuara nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues’, ka thënë ajo.

Ka thënë se për LDK-në rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, rruga e Apelit.