Tension në protestën para Kuvendit, protestuesit shtyhen me policët
Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në mesin e tensioneve, disa protestues janë parë duke u përplasur me pjesëtar të Policisë së Kosovës, ndërsa në vendngjarje është sjellë edhe një kamion, me qëllim të bllokimit të rrugës pranë Kuvendit.
Pas situatës, njëri nga qytetarët tha se kanë pasur një keqkuptim me policët, ndërsa shpjegoi arsyen e vendosjes së një kamioni para hyrjes së Kuvendit.
“Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kombit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha qytetari.
Protestuesit po kërkojnë që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara, ndërsa hyrja dhe qarkullimi pranë objektit të Kuvendit janë vështirësuar si pasojë e protestës.