Tetori fillon me mot pranveror, temperaturat deri në 22 gradë
Foto: Laura Hasani

Tetori fillon me mot pranveror, temperaturat deri në 22 gradë

Aktuale October 01, 2026 - 07:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot diell dhe vranësira të pjesshme, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 18 deri në 22 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image