Kurti udhëton sot për në Amerikë
Foto: Laura Hasani

Kurti udhëton sot për në Amerikë

Aktuale September 18, 2026 - 15:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila do të zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator.

Mësohet se ai do të takohet edhe me komunitetin shqiptar në New York më datë 19, në orën 16:30.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillon punimet e saj përgjatë shtatorit, por datat kryesore janë këto më lart.