Protestuesit po planifikojnë të zhvendosen para Qeverisë
Aktuale
September 16, 2026 - 15:07
Protestuesit aktualisht po vazhdojnë të qëndrojnë pranë zyrave të EULEX-it.
Disa prej tyre kanë thënë se janë në pritje të ish-drejtuesit të OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, derisa disa të tjerë kanë bërë thirrje të zhvendosen para Qeverisë, raporton Zeri.info.
Protestuesit kohë pas kohe po vazhdojnë të hedhin objekte në drejt të zyrave të EULEX-it.
Si pasojë e protestave, një pjesë e rrugës që çon në Prishtinë dhe anasjellas është bllokuar për qarkullim të veturave. /Zëri