Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg, reagon djali i tij
Aktuale
September 16, 2026 - 13:18
Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, është deklaruar pas vendimit të trupit gjykues në Hagë, me të cilin babai i tij u dënua me 18 vjet burgim.
Pas shpalljes së aktgjykimit, Klestro Veseli ka thënë se familja do të qëndrojë e fortë, pavarësisht dënimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi, të fortë duhet me qëndru – nuk kemi asgjë më shumë”, tha Klestor Veseli.
Ndërkohë, mbrojtja e Kadri Veselit pritet ta apelojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke kërkuar rrëzimin e vendimit dënues dhe një aktgjykim përfundimtar lirues për të.
Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.