Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën

Aktuale September 16, 2026 - 13:12

Ministrja Mimoza Kusari Lila ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale. Ajo e ka cilësuar ditën e sotme të rëndë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Ditë e rëndë për Kosovën.

Aktgjykimi i sotëm ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është një dënim i rëndë për Kosovën, për familjet e tyre dhe gjithë popullin e Kosovës.

UÇK-ja ishte vetë populli i Kosovës. Ishte zëri i rezistencës, vullnetit për liri dhe vendosmërisë për t’i dhënë fund dhunës dhe represionit. Në UÇK u mishërua përpjekja e një populli që nuk pranoi të jetonte pa liri e pa dinjitet.

Historia e luftës së Kosovës nuk mund të reduktohet në një aktgjykim. Ajo është histori e sakrificës së mijëra burrave dhe grave që kontribuan për lirinë e Kosovës. UÇK-ja do të mbetet përjetësisht pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për breza e breza që do të vijnë pas nesh, për të ndërtuar, forcuar dhe zhvilluar shtetin e Kosovës.

Sot duhet të jemi të bashkuar dhe të palëkundur. Të mbrojmë të vërtetën historike, dinjitetin e Kosovës dhe të mos lejojmë që sakrifica për liri të zbehet apo të relativizohet.

Beteja dhe anagazhimi për lirinë e çlirimtarëve do të vazhdojë deri në lirinë e plotë të tyre!

Liri për çlirimtarët!

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!