Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu”, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu”, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale September 16, 2026 - 11:59

Lot dhe pikëllim kanë mbizotëruar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Image

Trupi Gjykues i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për veprat penale të përcaktuara në aktgjykim, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Image

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Koha e kaluar në paraburgim do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit, sipas vendimit të Gjykatës.

Vendimi është përcjellë drejtpërdrejt edhe në Prishtinë, ku qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” para ekranit gjigant të vendosur për transmetimin e seancës nga Haga.

Image

Pas kumtimit të dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të pikëlluar, ndërsa atmosfera është rënduar dukshëm.

Fotografitë e realizuara nga Laura Hasani, fotoreportere e "Zërit", në sheshin “Skënderbeu” pasqyrojnë reagimet e qytetarëve pas shpalljes së aktgjykimit.

Image

Rasti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhet me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, për ngjarje të periudhës nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999.

Image

Procesi gjyqësor kishte nisur më 3 prill 2023, ndërsa procedurat e provave ishin mbyllur në dhjetor të vitit 2025.

Image

Image

Image

Image