Time Kadrijaj: Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti
Foto: Laura Hasani

Time Kadrijaj: Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti

Aktuale September 03, 2026 - 08:35

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka çuar vendin në bllokadë institucionale.

Kadrijaj ka thënë në protestën para Kuvendit bashkë me PDK, përderisa në sektorë të ndryshëm të vendit ka ngecje, Kosova po përballet edhe me probleme të tjera që lidhen me funksionimin e institucioneve.

“Përderisa në çdo sektor kemi ngecje, ne duhet të ballafaqohemi me probleme tjera. Njeriu që i ka fituar zgjedhjet nuk i kthehet institucioneve, nuk e konstituon Kuvendin dhe e ka çuar vendin në një bllokadë”, ka deklaruar Kadrijaj.

“Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti”, tha më tutje deputetja e Aleancës.