Obiliqi nis ndërtimin e pishinës gjysmolimpike, investimi rreth tre milionë euro

Obiliqi nis ndërtimin e pishinës gjysmolimpike, investimi rreth tre milionë euro

Aktuale August 06, 2026 - 09:02

Komuna e Obiliqit ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në qytetin e Obiliqit, një investim i cili kap vlerën rreth tre milionë euro.

Punimet në këtë projekt janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, të cilët janë njoftuar për ecurinë e punimeve.Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Komunës së Obiliqit, projekti synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative për qytetarët.

Afati i realizimit të projektit është 36 muaj, ndërsa Komuna ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e hapësirave të reja publike për qytetarët.