Kurti pret Selën, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut
Aktuale
August 03, 2026 - 12:46
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos për procesin e formimit të institucioneve, raporton Zeri.info.
“Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup”, thuhet në komunikatë. /Zëri