Rama për shtëpinë te Rruga A: U ndërtua pa leje në pronë komunale

Rama për shtëpinë te Rruga A: U ndërtua pa leje në pronë komunale

Aktuale July 22, 2026 - 18:18

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për shtëpinë në “Rrugën A”, një pjesë e së cilës është shembur. Ai ka thënë se ajo është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale.

“Sqarim për qytetarët, Shtëpia në Rrugën A: është ndërtuar pa leje; ndodhet në pronë komunale”, ka shkruar ai në facebook.

Rama ka thënë se, sipas tij, evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

“Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”, vazhdon Rama.