Rrënimet tek Ujmani, KFOR-i në vendngjarje

Rrënimet tek Ujmani, KFOR-i në vendngjarje

Aktuale July 21, 2026 - 12:25

Që nga orët e mëngjesit të sotëm përreth liqenit të Ujmanit kanë shkuar makineri, të cilat po rrënojnë disa objekte pa leje që ishin ndërtuar atje.

Policia e Kosovës është e pranishme në terren dhe shumë pronarë pronash kanë kërkuar një afat shtesë për të larguar gjërat e tyre, pavarësisht se ata ishin paralajmëruar për rrënimet që nga 3 korriku.

Përveç policisë, në pamjet që ka publikuar mediumi në gjuhën serbe, Kosovo-online, procesin po e përcjellin nga afër edhe pjesëtarë britanik të KFOR-it, transmeton Zeri.info.