Nxënësit shqiptarë arrijnë sukses historik në Olimpiadën e Matematikës

Nxënësit shqiptarë arrijnë sukses historik në Olimpiadën e Matematikës

Aktuale July 19, 2026 - 13:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar ekipin shqiptar të matematikës për rezultatin historik të arritur në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), të zhvilluar në Shangai.

Në një mesazh urimi, kreu i qeverisë vlerësoi arritjen e jashtëzakonshme të nxënësve shqiptarë, të cilët siguruan dy medalje bronzi përmes Marius Gjikës dhe Jamarbër Rushitajt, si edhe një Medalje Nderi për Orest Sherkon.

Rama theksoi se ky është rezultati i dytë më i mirë në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në IMO, që prej vitit 1993, duke e cilësuar suksesin si një moment krenarie për të gjithë vendin.

“Ekipi nga Shqipëria fitoi 2 Medalje Bronzi me nxënësit Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj dhe 1 Medalje Nderi me nxënesin Orest Sherko. Në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë që nga viti 1993 në IMO, Ekipi Shqiptar në IMO 2026 ka arritur rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë për nga pikët e grumbulluara, duke na bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar ai.