Rriten pritjet në disa pika kufitare, fluks i shtuar i mërgimtarëve
Aktuale
July 19, 2026 - 10:16
Fluksi i shtuar i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë ka ndikuar në rritjen e kohës së pritjes në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata aktualisht janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin nga 60 deri në 70 metra.
Në pikën kufitare Merdar, pritja për hyrje në Kosovë është nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në Vërmicë udhëtarët po presin rreth 10 deri në 15 minuta.
Në Bërnjak, koha e pritjes sillet nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, nga 3 deri në 10 minuta.