Dita e 17-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Aktuale June 16, 2026 - 19:21

Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytetin e Shqipërisë.

Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.

Por sot u njoftua ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.

Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.

“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.