Hamza: Kurti s’donte president të shtetit, por asistent të tij
Foto: Laura Hasani

Hamza: Kurti s’donte president të shtetit, por asistent të tij

Aktuale May 27, 2026 - 07:24

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, mbrëmë ka folur për dështimin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Sipas tij, partia në pushtet nuk kishte vullnet që Kosovën ta bënte me president.

“Zotëri Kurti ka pasur formula për me zgjedh presidentit. Ka mundur ta zgjedh presidentin. Asnjëherë presidenti/ja e Kosovës nuk është zgjedhur pa marrëveshje politike. Ne e dimë si ka shku rrjedha e gjërave kësaj here. Nuk ka pasur vullnet”, tha Hamza në Klan Kosova.

I pari i PDK-së po ashtu tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, ka dashur ta zgjedh një president që realisht nuk i kryen detyrat e veta në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

Sipas tij, Kurti nuk donte president, por një asistent të vetin.

Ndër të tjera ai tha se subjektet politike që flasin edhe për një palë zgjedhje, ende pa u mbajtur ato të 7 qershorit, sipas tij, tregojnë joseriozitet ndaj qytetarit.