Kongresistë amerikanë takojnë përfaqësuesit shqiptarë në Preshevë
Aktuale
May 26, 2026 - 10:39
Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë ka nisur takimi ndërmjet kongresmenëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, me përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Ata janë pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. /RTK