Spitali në Mitrovicë jep detaje për gjendjen shëndetësore të Lushtakut e Mehanit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre, detaje ka dhënë spitali i përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Sipas Spitalit, të dy personat kanë lëndime, njëri në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime dhe gërvishtje fizike.
“Spitali konfirmon se në orën 13:10 dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja - lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishtje fizike.
Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, duke përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim. /Zëri