Këto janë “top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit
Foto: Laura Hasani

Këto janë “top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Aktuale May 13, 2026 - 13:03

Partitë më të mëdha në vend kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të vendit, Kosova po përgatitet që të mbajë zgjedhjet e reja nacionale që do të jenë të tretat brenda më pak se dy viteve.

Ndryshime në top-10 kryesore të kandidatëve për deputetë vërehen në pothuajse të gjitha ish-partitë parlamentare shqiptare të Kosovës.

Top 10-sha e Lëvizjes Vetëvendosje pëson ndryshime pas largimit të ish-deputetëve nga lista Guxo.

Kjo është top 10-shja e LVV-së:

1. Albin Kurti

2. Glauk Konjufca

3. Donika Gërvalla-Schwarz

4. Avni Dehari

5. Albulena Haxhiu

6. Hekuran Murati

7. Xhelal Sveçla

8. Mimoza Kusari Lila

9. Hajrulla Çeku

10. Shqipe Mehmeti Selimi

Kurse Partia Demokratike e Kosovës e cila për dallim nga tre partitë e tjera publikoi sot listën e plotë të kandidatëve për deputetë, ka këtë renditje në top-10.

Kjo është top-10 e PDK-së:

1. Bedri Hamza

2. Uran Ismaili

3. Vlora Çitaku

4. Përparim Gruda

5. Arian Tahiri

6. Besa Kabashi Ramaj

7. Rrahman Rama

8. Arben Mustafa

9. Sala Jashari

10. Enver Hoxhaj.

Në anën tjetër edhe në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndryshime nga ajo e kaluara, ku tashmë bartëse e listës do të jetë ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është top-10 e LDK-së:

1. Vjosa Osmani Sadriu

2. Lumir Abdixhiku

3.Kujtim Shala

4. Doarsa Kica Xhelili

5. Lutfi Haziri

6. Jehona Lushaku Sadriu

7. Albena Reshitaj

8. Ukë Rugova

9. Jeta Statovci

10. Anton Quni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës publikoi dje e para listën për kandidatët për deputetë aty ku shihet se bartësi i listës është Ardian Gjini i pasuar nga Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj, kurse lideri i kësaj partie ka zgjedhur numrin 11, shkruan KlanKosova.tv.

Kjo është lista e AAK-së:

1. Ardian Gjini

2. Besnik Tahiri

3. Time Kadrijaj

4. Bekë Berisha

5. Arbër Tolaj

6. Albana Bytyqi

7. Burim Ramadani

8. Avni Arifi.

9. Diellza Kukaj

10. Agim Çeku

11. Ramush Haradinaj