Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet si autoritet akreditues në SHBA

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet si autoritet akreditues në SHBA

Aktuale May 05, 2026 - 09:46

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “autoritet akreditues”, me një vendim të Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), i vlefshëm për shtatë vjet, përkatësisht deri më 31 dhjetor 2033.

Sipas njoftimit të lëshuar nga AKA-ja, Bordi i Drejtorëve në CHEA ka miratuar rekomandimin për njohjen e agjencisë kosovare si autoritet akreditues në SHBA.

Image

Me këtë vendim, siç ka bërë të ditur agjencia, Kosova bëhet aktualisht shteti i parë dhe i vetëm në Evropë që gëzon një status të tillë në Shtetet e Bashkuara.

Image

“Kjo njohje nga SHBA-ja vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjerë dhe të kujdesshëm vlerësimi dhe përbën një dëshmi të qartë të reformave të ndërmarra, profesionalizmit institucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të AKA-së për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim.

Image