Rikthehen temperaturat e larta, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kjo javë pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në vend, me alternim mes periudhave me diell dhe vranësirave të lehta.
Sipas parashikimeve, vetëm dita e premte mund të karakterizohet me reshje të dobëta shiu në disa zona.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga -1° C deri në 8° C, ku vlerat më të ulëta priten në zonat malore. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 18° C deri në 25° C.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Këto kushte meteorologjike konsiderohen të favorshme për sektorin e bujqësisë, pasi rritja e temperaturave dhe prania e diellit ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave pranverore. Lagështia e tokës mbetet në nivele të kënaqshme falë reshjeve të mëhershme, duke ndihmuar në mbirjen dhe rritjen e bimëve.
Megjithatë, fermerët këshillohen të kenë kujdes në fillim të javës për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat mund të shkaktojnë ngrica në disa zona.
E hëna: Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në zonat malore. Temperaturat -1° C deri në 22° C. Era nga veriperëndimi, e lehtë.
E marta: Mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat 1° C deri në 24° C. Era nga verilindja.
E mërkura: Kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat 4° C deri në 24° C.
E enjtja: Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat 4° C deri në 25° C.
E premtja: Mot më i vranët me intervale me diell dhe reshje të dobëta lokale shiu. Temperaturat 4° C deri në 22° C.