Haxhiu mirëpret rezolutën në Kongresin Amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Foto: Laura Hasani

Haxhiu mirëpret rezolutën në Kongresin Amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Aktuale May 01, 2026 - 11:28

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin Amerikan që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në një deklarim publik, Haxhiu vlerësoi nismën e përfaqësuesve amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, duke i cilësuar ata si mbështetës të vazhdueshëm të procesit euroatlantik të Kosovës.

“Mirënjohje për përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka theksuar Haxhiu.

Kjo rezolutë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara vjen në një periudhë kur Kosova po intensifikon përpjekjet diplomatike për thellimin e partneritetit me strukturat euroatlantike dhe avancimin drejt anëtarësimit në NATO. /Zëri