Kurti lutje opozitës: Aman, ejani na ndihmoni që të mos i kemi tri pozitat kryesore të shtetit
Aktuale
April 27, 2026 - 18:41
Kurti opozitës: Aman na ndihmoni të mos i mbajmë tri pozita, boll na dalin dy
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për zgjedhjen e presidentit ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që ti përgjigjen pozitivisht ftesë së LVV-së që të propozojnë kandidatë për president nga ta, në mënyre që LVV-ja të mos i ketë tri pozitat kryesore të shtetit.
“Aman ejani na ndihmoni që të mos i kemi tri opozita. Ne po kërkojmë mbështetjen, ndihmën e opozitës boll na dalin dy pozita neve, nuk i duam tri. Të dashur deputet të opozitës ejani na ndihmoni të mos i kemi tri pozita”, tha Kurti.