Të premten seanca e radhës, Nagavci: Pikë e rendit të ditës edhe dërgimi i FKS-së në Gazë
Foto: Laura Hasani

Të premten seanca e radhës, Nagavci: Pikë e rendit të ditës edhe dërgimi i FKS-së në Gazë

Aktuale April 14, 2026 - 13:53

Shefja e GP të LVV-së Arbërie Nagavci tha se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Ndërsa, përveç pikave të rregullta, do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, si dhe dërgimi i FSK-së në Gazë.

“Janë dakorduar të ftohet seanca e radhës ditën e premte në orën 10:00. Përveç pikave të rregullta, do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu edhe dërgimi i FSK-së në Gazë”, ka thënë ajo.