Komuna e Kaçanikut nderon gjashtë dëshmorë dhe 13 martirë
Komuna e Kaçanikut, në 27-vjetorin e rënies, ka përkujtuar gjashtë dëshmorë dhe 13 martirë.
“Në Sllatinë janë përkujtuar gjashtë dëshmorët: Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu, si dhe 13 martirët: Rrahman, Brahim e Habib Lami; Jakup, Mahmut e Ilir Caka; Sabri, Kemajl e Izahir Salihu; Vesel e Nazmi Elezi; Qemajl Deda dhe Shiqeri Halili, në 27-vjetorin e rënies së tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Kaçanik, Selajdin Troni, theksoi se kjo është një nga ditët më të rënda dhe më të dhimbshme për këtë anë.
“Ai shtoi se kjo ditë mbetet një plagë e hapur në kujtesën tonë historike dhe një kujtim i gjallë i sakrificës, dhimbjes dhe qëndresës së popullit tonë. Gjatë fjalimit, Troni u shpreh se kemi detyrim moral për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare – një luftë e drejtë për liri, dinjitet dhe mbijetesë”, vazhdon njoftimi i Komunës.