Përkujtohen tre dëshmorë në Drenas, Lladrovci: Sakrifikuan për liri
Foto: Facebook

Përkujtohen tre dëshmorë në Drenas, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Aktuale April 13, 2026 - 14:54

Drenasi ka përkujtuar rënien e dëshmorëve nga kjo komunë, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë, me një ceremoni të mbajtur përkujtimore pranë Memorialit ku prehen këta dëshmorë.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, anëtarë të kabinetit të tij, veteranë të UÇK-së, familjarë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë. Të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën lule në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.

“Kryetari Lladrovci theksoi: ‘Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica janë shembull i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre mbetet gur themel i lirisë që gëzojmë sot dhe frymëzim për brezat që vijnë’”, thuhet në njoftimin e Komunës.