Kurti uron Magyerin për fitoren në zgjedhjet në Hungari

Kurti uron Magyerin për fitoren në zgjedhjet në Hungari

Aktuale April 13, 2026 - 08:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar liderin e partisë “Tisza”, Peter Magyar, pas fitores në zgjedhjet në Hungari.

Ai ka thënë se Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat evropiane, shkruan Zeri.info.

“Urime Peter Magyar për fitoren në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim me padurim të bashkëpunojmë”, shkroi Kurti në platformën “X”.

Kujtojmë se këto zgjedhje kanë marrë vëmendjen e shumë mediave në botë, sepse me fitoren e opozitës i është dhënë fund qeverisjes 16-vjeçare nga Viktor Orban. /Zëri