Hasani: Xhavit Haliti figurë unifikuese për president, mund të merrte vota edhe nga LVV-ja
Foto: Laura Hasani

Hasani: Xhavit Haliti figurë unifikuese për president, mund të merrte vota edhe nga LVV-ja

Aktuale April 11, 2026 - 19:15

Deputet i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.

Ai tha se deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, mund të jetë një nga këto figura, që sipas tij do t’i merrte edhe votat e LVV-së.

“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-, sepse ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë deputet, nuk ka ngatërresa nga subjektet e tjera, e shoh si një figure politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Nait Hasani.

Ai tha gjithashtu se ky është propozimi tij, ndërsa jo i PDK-së. /klankosova