Tetë kontejnerë për mbeturina dëmtohen në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Tetë kontejnerë për mbeturina dëmtohen në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Aktuale April 11, 2026 - 12:57

Në lagjen “Kalabria” në Prishtinë janë dëmtuar tetë kontejnerë për mbeturina, ka bërë të ditur KRM “Pastrimi”.

Sipas njoftimit, kontejnerët janë thyer në rrugën “Hysni Gashi”, ndërsa ndërmarrja ka apeluar për kujdes dhe ruajtje të pronës publike.

Nga KRM “Pastrimi” është theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave përbën shkelje dhe dëm të drejtpërdrejtë për shërbimet publike në zonë.Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se posedojnë incizime apo fotografi nga ngjarja, t’i dorëzojnë tek autoritetet kompetente për procedim të mëtejshëm.

“Ruajtja e mjedisit dhe pronës publike është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në reagim.