Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im më i madh, nuk do të harroj kurrë
Aktuale
April 11, 2026 - 08:36
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar për vdekjen e babait të saj.
Haxhiu ka çmuar figurën e tij, duke thënë se ishte mëbshtetësi më i madh, raporton Zeri.info.
“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.
Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.
Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, shkroi ndër tjera. /Zëri