Kongresisti Torres për Eliot Engel: Ishte hero, pati rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish-kongresmenit Eliot Engel, duke thënë se karriera e këtij të fundit në shërbimin publik ishte legjendare dhe e gjatë.
Torres përmes një postimi në platformën " X" , ka theksuar se Eliot Engel përveç anëtar i kongresit, ka qenë edhe një hero për shumëkënd.
‘’Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi nga regjimi vrastar i Slobodan Milosheviqit’’, ka shkruar Torres mes tjerash.
"Jam thellësisht i pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel, karriera e të cilit në shërbimin publik ishte po aq legjendare sa edhe e gjatë. Ai nuk ishte thjesht një anëtar i Kongresit; ai ishte një hero për shumëkënd. Jetët e qindra mijëra njerëzve u shpëtuan falë përkrahjes së tij të palëkundur. Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi nga regjimi vrastar i Slobodan Milosheviqit.Për dekada, ai ishte një institucion në Bronx, një mbrojtës i vendosur i marrëdhënies SHBA–Izrael dhe një luftëtar i fuqishëm për pavarësinë e demokracisë më të re në botë: Kosovën. Trashëgimia që ai lë pas do të zgjasë për brezat që do të vijnë", ka shkruar ai në plaftormën "X".
Eliot Engel was a giant of New York politics and one of the greatest champions the Bronx has ever had in Congress. He served for more than three decades with unyielding dedication, fighting for his constituents and standing up for democracy around the world.
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) April 10, 2026
He was a trailblazer…