Kongresisti Torres për Eliot Engel: Ishte hero, pati rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve
Foto: Laura Hasani

Kongresisti Torres për Eliot Engel: Ishte hero, pati rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve

Aktuale April 11, 2026 - 02:01

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish-kongresmenit Eliot Engel, duke thënë se karriera e këtij të fundit në shërbimin publik ishte legjendare dhe e gjatë.

Torres përmes një postimi në platformën " X" , ka theksuar se Eliot Engel përveç anëtar i kongresit, ka qenë edhe një hero për shumëkënd.

‘’Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi nga regjimi vrastar i Slobodan Milosheviqit’’, ka shkruar Torres mes tjerash.

"Jam thellësisht i pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel, karriera e të cilit në shërbimin publik ishte po aq legjendare sa edhe e gjatë. Ai nuk ishte thjesht një anëtar i Kongresit; ai ishte një hero për shumëkënd. Jetët e qindra mijëra njerëzve u shpëtuan falë përkrahjes së tij të palëkundur. Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi nga regjimi vrastar i Slobodan Milosheviqit.Për dekada, ai ishte një institucion në Bronx, një mbrojtës i vendosur i marrëdhënies SHBA–Izrael dhe një luftëtar i fuqishëm për pavarësinë e demokracisë më të re në botë: Kosovën. Trashëgimia që ai lë pas do të zgjasë për brezat që do të vijnë", ka shkruar ai në plaftormën "X".